Ish-asistenti i Kurtit dhe një tjetër në pranga, Policia: Nuk i zbatuan urdhërat, prishën rendin dhe qetësinë publike - Gazeta Express
string(114) "ish-asistenti-i-kurtit-dhe-nje-tjeter-ne-pranga-policia-nuk-i-zbatuan-urdherat-prishen-rendin-dhe-qetesine-publike"

Lajme

Gazeta Express

25/06/2024 0:34

Ish-asistenti i Kurtit dhe një tjetër në pranga, Policia: Nuk i zbatuan urdhërat, prishën rendin dhe qetësinë publike

Lajme

Gazeta Express

25/06/2024 0:34

Arianit Beqirit, ish-asistent i kryeministrit Kurti, tani asamblist në Komunën e Prishtinës, iu vendosën prangat në duar para fillimit të ndeshjes Shqipëri-Spanjë. Sipas policisë, Beqiri dhe një person tjetër u shoqëruan në polici për moszbatim të urdhërave të policit dhe dyshimit për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Këtë informacion e dha për Gazetën Express, Agron Borovci, zëdhënës në policinë Rajonale të Prishtinës.

Lexo Edhe:

“Dy persona janë shoqëruar në stacionin policor për mos zbatim të urdhërave të policit dhe dyshimit për prishje të rendit dhe qetësisë publike. Aktualisht policia po trajton rrethanat që karakterizojnë ngjarjen me qëllim zbardhjen e plotë të tyre”, tha Borovci për Gazetën Express.

Në pamjet që ka publikuar portali Indeksonline, u pa teksa Beqiri tentoi rezitimin por më pas atë policia e shtriu përtoke për ta dërguar në stacionin policor.

Gazeta Express ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, nëse prokurori i rastit ka marrë ndonjë vendim për këta dy persona, por nuk ka pranuar përgjigje.