Ish-banori i Big Brother VIP: Pas pesë vitesh do të kryejmë marrëdhënie me robotë - Gazeta Express
string(80) "ish-banori-i-big-brother-vip-pas-pese-vitesh-do-te-kryejme-marredhenie-me-robote"

Rozë

Gazeta Express

26/06/2024 13:51

Ish-banori i Big Brother VIP: Pas pesë vitesh do të kryejmë marrëdhënie me robotë

Rozë

Gazeta Express

26/06/2024 13:51

Kristi Aliaj ka bërë një deklaratë të çuditshme së fundmi në një intervistë në MCN TV me Aulona Mustën.

Ai shquhet për deklaratat e tilla pasi edhe në Big Brother VIP Albania 2 shpesh ka pasur ide interesante, që edhe mund të jenë dukur të paimagjinueshme.

Lexo Edhe:

Artisti shqiptar thekson se njerëzimi do të përjetojë një evolucion dhe mund të ndodh që pas pesë viteve të kryhet marrëdhënie me robotë.

“Është shumë e vështirë të kesh përgjigje për këtë. Mund të jetë thjesht një evolucion i njerëzimit që shkon drejt një të ardhur tërësisht aseksuale. Besoj për këto pesë vjet do të bëjmë seks me AI, robotë”, u shpreh ai.

Ish-konkurrenti shtoi: “Besoj që edhe një robot mund të jetë shumë i bukur, jo vetëm i bukur por femra që do ti. Mund të bëhet një VIP, një politikane. Unë jam shumë i lidhur me erën natyrale, do të jetë vështirë për mua”.

Kjo gjë ka habitur edhe moderatoren e këtij programi e cila nuk priste një mendim të këtij lloji.

Sidoqoftë, Kristi tani po vazhdon angazhimet e tij mes Shqipërisë dhe Belgjikës.