Ish-deputetja e PSD-së: Hilja e mospajtimit mes LDK-së e VV-së nuk është presidenti - Gazeta Express
string(80) "ish-deputetja-e-psd-se-hilja-e-mospajtimit-mes-ldkse-e-vvse-nuk-eshte-presidenti"

Gazeta Express

17/12/2019 11:50

Ish-deputetja e PSD-së: Hilja e mospajtimit mes LDK-së e VV-së nuk është presidenti

Gazeta Express

17/12/2019 11:50

Ish-deputetja e PSD-së, Shqipe Pantina, ka deklaruar se mospajtimi i VV-së dhe LDK-së për koalicion, nuk qëndron te pozita e presidentit, por diku tjetër, raporton Gazeta Express.

Pantina ka shkruar në Facebook, se brenda dy partive ka njerëz që e dinë mirë se nuk mund të bien dakord për kandidatin për presidentin, të paktën jo pa pëlqimin e njërës nga partitë opozitare.

“Të paktën jo pa pëlqimin e njërës nga partitë opozitare. Koalicioni që po pritet të ndërtohet edhe nëse i bashkohet Lista Srpska do i ketë 77 deputetë (LV 29 + LDK 28+ pakicat jo serbe 10 + Lista Srpska 10) e dihet se për të zgjedhur Presidentin duhet të marrin pjesë në votim të paktën 80 deputetë. Pra zgjedhja e Presidentit të ardhshëm varet edhe nga partitë opozitare, e pjesëmarrja e ndonjërës prej tyre në votim natyrisht se nënkupton rikonfigurim të qeverisë ose shkuarje në zgjedhje. Atëherë pse e gjithë kjo zhurmë për pozitën e Presidentit tash?
Por si duket hilja është diku tjetër”, thotë ajo.

Pantina shton se dy partitë që janë duke negociuar për koalicionin, nuk janë të gatshme të marrin përgjegjësitë që i presin në vazhdimin e dialogut dhe nënshkrimin e marrëveshjes me Serbinë.

“Dy partitë që po negociojnë për lidhje të koalicionit, nuk janë të gatshme për të marrë përgjegjësinë që i pret për vazhdimin e dialogut dhe nënshkrimin e marrëveshjes me Serbinë. Arritja/ nënshkrimi i marrëveshjes edhe mund të shtyhet, ashtu siç ndodhi me ratifikimin e marrëveshjes se demarkacionit me Malin e Zi, por se ajo do arrihet dhe do nënshkruhet këtë e dimë të gjithë. Vonesa e ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit na kushtoj me vonesa të paktën për 4 vjet të liberalizimit të vizave, shtyrja e marrëveshjes me Serbinë nuk e dimë se çfarë çmimi do ketë”, ka thënë ajo. /Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement