string(119) "ish-ministri-britanik-per-evrope-veprim-i-mencur-i-kenias-per-ta-njohur-kosoven-ne-linje-me-shtetet-e-medha-demokratike"

Lajme

Gazeta Express

29/03/2025 22:04

Ish-ministri britanik për Evropë: Veprim i mençur i Kenias për ta njohur Kosovën në linjë me shtetet e mëdha demokratike

Lajme

Gazeta Express

29/03/2025 22:04

Ish-ministri britanik për Evropën, Denis MacShane, e ka cilësuar si lëvizje të mençur veprimin e presidentit të Kenias William Ruto, për ta njohur pavarësinë e Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Këtë koment ish ministri britanik e ka bërë në faqen e tij në platformën ‘‘X’’, ku ai e ka cilësuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq si kukull të Putinit.

Lexo Edhe:

Ai po ashtu, ka thënë se sundimi serb mbi Kosovën nuk do të kthehet më.

‘‘Një lëvizje e mençur nga Presidenti kenian William Ruto për të njohur Kosovën, në përputhje me të gjitha ekonomitë kryesore demokratike. Kukulla e Putinit, lideri serb Vucic, bërtet, por Kenia, si Kosova, e di çfarë do të thotë të jesh një koloni, dhe sundimi serb mbi Kosovën nuk do të kthehet më’’, ka shkruar ai./GazetaExpress