string(77) "ish-ministrja-meliza-haradinaj-angazhohet-ne-presidence-si-eksperte-e-jashtme"

Ish-Ministrja Meliza Haradinaj angazhohet në Presidencë si eksperte e jashtme

Lajme

Gazeta Express

29/04/2025 19:16

Meliza Haradianaj që ka shërbyer si ministre e Punëve të Jashtme gjatë Qeverisë Haradinaj, që viteve të fundit ka frekuentuar në studio televizive si analiste është punësuar nga Presidentja Vjosa Osmani.

Ajo tash do të jetë eksperte e Jashtme  për Çështje Evropiane e Presidencës.

Lexo Edhe:

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Bekim Kupina, zëdhënës për media në presidencë.

“Ajo është e angazhuar si eksperte e jashtme për çështje evropiane dhe jo këshilltare e presidentes”, ka thënë Kupina. /Gazeta Express