Ish-shefi i krimeve të Komisariatit nr. 6, Dedan Gjoni, i arrestuar më herët i akuzuar për sigurim të kushteve për të kryer vrasje dyshohet të jetë i përfshirë në një tjetër ngjarje kriminale.
Bëhet fjalë për tentativën e vrasjes ndaj kreut të grupit të drogës, Xhevdet Plaku në Holandë, i cili njihet edhe me nofkën “Akili”.
Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka ekzekutuar 3 nga 4 urdhër-arrestet të lëshuara. Në pranga ka rënë edhe Rexhep Rrapi, i njohur si ‘Kepi Rrapi’ në banesën e tij në Sukth, nipi i tij dhe një ish polic.