Ish-sulmuesi i Juventusit dhe Chelseat shërohet nga kanceri: Jam i lumtur - Gazeta Express
string(72) "ish-sulmuesi-i-juventusit-dhe-chelseat-sherohet-nga-kanceri-jam-i-lumtur"

Gazeta Express

13/04/2020 9:56

Ish-sulmuesi i Juventusit dhe Chelseat shërohet nga kanceri: Jam i lumtur

Gazeta Express

13/04/2020 9:56

Në fushë ai fitoi gjithçka. Tani, Gianluca Vialli ka përfunduar me sukses edhe “ndeshjen” e tij më të rëndësishme, atë kundër kancerit.

Ish-sulmuesi i shquar italian i Juventusit dhe Chelsea, për “La Repubblica” ka zbuluar se e ka përfunduar ciklin e kimioterapisë dhe nuk ka më shenja nga sëmundja e keqe.

“Unë jam mirë. Testet nuk tregojnë më shenja të sëmundjes. Jam i lumtur”, tha Vialli.

Vialli, gjithashtu, foli për situatën e tij aktuale, por edhe krizën globale të koronavirus, duke e quajtur veten me fat që e kaloi sëmundjen.

“Të jesh i lumtur do të thotë ta shoh veten në pasqyrë, të shoh flokët e mia të rriten, të mos më bien edhe vetullat. Ndihem me fat, mendoj për ata që janë dërguar në spitale dhe po vdesin të vetmuar nga koronavirus. Është një moment i tmerrshëm. Do të jetë fantastike kur të kthehet sporti. Emocionet dhe kujtimet do të na ndihmojnë të rikthehemi plotësisht në jetën tonë normale”, shtoi ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement