Ish-tenistja e njohur e kujton dramën e jetës: Po bëhesha gati të hidhesha nga kati i 26-të - Gazeta Express
string(90) "ish-tenistja-e-njohur-e-kujton-dramen-e-jetes-po-behesha-gati-te-hidhesha-nga-kati-i-26-te"

Sport

Gazeta Express

14/06/2022 14:30

Ish-tenistja e njohur e kujton dramën e jetës: Po bëhesha gati të hidhesha nga kati i 26-të

Sport

Gazeta Express

14/06/2022 14:30

Jelena Dokiç dikur ishte njëra prej tenisteve më të mira në botë.

Ajo ishte e çiltër, e ëmbël dhe e dashur për të gjithë.

Buzëqeshja e saj tregonte lumturi dhe pozitivitet.

Mirëpo, jo gjithçka ka shkuar si duhet me jetën private të ish-tenistes australiane.

39 vjeçarja e ka kujtuar periudhën më të vështirë të jetës, kur kishte menduar madje të bënte edhe vetëvrasje, shkruan “Gazeta Express”.

Ajo përmes rrjeteve sociale ka thënë se pas problemeve me babanë e saj dhe më pas me “demonë” të tjerë, siç i ka quajtur ajo, ishte shumë afër që t’i jepte fund jetës.

“Datën 28 prill nuk do ta harroj kurrë në jetën time. Ndodhesha në katin e 26-të të ndërtesës. Në një moment mendova të hidhesha nga ballkoni, për t’i dhënë përfundimisht fund jetës sime. Gjithçka për mua ishte e errët, kisha ankth dhe dhimbje shpirtërore. Nuk mund ta imagjinoni dot se çfarë në të vërtetë ndjeja në ato momente”, ka rrëfyer ish-numri 4 i tenisit botëror.

Fatmirësisht, Dokiç e ka marrë veten dhe tash është rikthyer në normalitet.

Ajo aktualisht është trajnere e tenisit dhe komentatore në sportin e bardhë. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement