Ish-trajneri i Argjentinës: Messi është sikur një gjahtar që i gjuan 1.000 thëllëza në ditë - Gazeta Express
string(90) "ish-trajneri-i-argjentines-messi-eshte-sikur-nje-gjahtar-qe-i-gjuan-1-000-thelleza-ne-dite"

Gazeta Express

05/03/2020 8:52

Ish-trajneri i Argjentinës: Messi është sikur një gjahtar që i gjuan 1.000 thëllëza në ditë

Gazeta Express

05/03/2020 8:52

Cesar Luis Menotti, ish-trajneri i Argjentinës, e ka mbrojtur Lionel Messin, i cili u kritikua pas humbjes së Barcelonës nga Real Madridi në El Clasicon e së dielës në La Liga.

Menotti dha një analogji interesante duke e diskutuar për faktin se Messi rrallë herë luan dobët, transmeton Gazeta Express.

“Ai është sikur një gjahtar që i gjuan 1.000 thëllëza në ditë. Ditën që ai i gjuan 999 sosh, njerëzit thonë se nuk është i mirë”, tha Menotti për Cadena SER.

“Nuk mund të prisni gjithmonë nga ai t’i zgjidhë problemet”, shtoi ai.

“Unë brengosem për ekipin (e Barçës), jo për të, sepse nuk mund të presësh gjithmonë nga ai të ofrojë zgjidhje”, theksoi ai.

Menotti beson se Messi dhe Barcelona janë ende duke u përshtatur me stilin e lojës që e kërkon trajneri i ri, Quique Setien. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement