Ishte fenomenal duke pritur tri penallti, portieri Diogo Costa futet në histori të Kampionatit Evropian - Gazeta Express
string(102) "ishte-fenomenal-duke-pritur-tri-penallti-portieri-diogo-costa-futet-ne-histori-te-kampionatit-evropian"

Sport

Gazeta Express

02/07/2024 10:40

Ishte fenomenal duke pritur tri penallti, portieri Diogo Costa futet në histori të Kampionatit Evropian

Sport

Gazeta Express

02/07/2024 10:40

Portieri i Portugalisë, Diogo Costa, hyri në histori për dy gjëra, pasi priti 3 penallti kundër Sllovenisë për ta dërguar ekipin e tij në çerekfinale, ku do të përballet me Francën.

Ai u bë portieri i parë në histori që priti 3 penallti radhazi për të vendosur fituesin përfundimtar.

Përveç kësaj, ai u bë portieri i parë në historinë e kampionateve evropiane që nuk lejoi një gol në ekzekutimin e penalltive për të përcaktuar fituesin përfundimtar. Ishte padyshim fantastik dje në ndeshje portieri portugez dhe më meritori që kombëtarja e tij kaloi tutje.

Advertisement
Advertisement
Advertisement