Aktorja e famshme, Demi Moore, ka bërë komentin e saj të parë pas humbjes në Oscars 2025
Përmes një postimi në “Instagram”, 62-vjeçarja ka uruar fituesen e çmimit për aktoren më të mirë, Mikey Madison.
Kujtojmë se Moore u nominua në kategorinë për interpretimin e saj në “The Substance”, nominimi i i saj i parë për një Oscar, por humbi pasi atë çmim e rrëmbeu Mikey.
62-vjeçarja u konsiderua si një nga favoritet për çmimin e lakmuar, pasi bëri përshtypje me performancën e saj si Elizabeth Sparkle.
Pavarësisht çdo zhgënjimi, Demi Moore e mbajti gjakftohtësinë dhe postoi një video të përgatitjeve të saj për mbrëmjen magjepsëse, duke i përshkruar muajt e fundit si “udhëtimi i jetës”.
“Ndërsa ky sezon i çmimeve po përfundon, ndjej një mirënjohje të pamasë për këtë rrugëtim. Ka qenë udhëtimi i jetës, dhe ne sapo kemi filluar! Ndihem shumë mirënjohëse për ekipin tim, bashkëkandidatët e mi dhe të gjithë ata që i dhanë kësaj përvoje kaq gëzim dhe dritë”, shkruan aktorja.
Demi Moore përmendi gjithashtu regjisoren e “The Substance”, Coralie Farge dhe yllin e saj Margaret Qualley, teksa u shpreh se ishte një “nder” të punoja me ta.
“Faleminderit kastit, ekipit dhe fansave të @trythesubstance, @isimostar dhe @coralie_fargeat, ishte një nder i madh të punoja përkrah jush, të mësoja nga ju dhe ta festonim këtë film së bashku. Dhe një përshëndetje të madhe për #MikeyMadison, mezi pres të shoh se çfarë do të bëni më pas”.