Ishte vetë në Vetëvendosje, Kadaj-Bujupi e quan mashtrues Albin Kurtin - Gazeta Express
string(69) "ishte-vete-ne-vetevendosje-kadaj-bujupi-e-quan-mashtrues-albin-kurtin"

Ishte vetë në Vetëvendosje, Kadaj-Bujupi e quan mashtrues Albin Kurtin

Gazeta Express

17/12/2019 19:15

Donika Kadaj-Bujupi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila pritet sërish të ulet në Kuvend si deputete në legjislaturën e re, ka folur për negociatat mes Lëvizjes Vetëvendosje e Lidhjes Demokratike të Kosovës për të arritur marrëveshje për qeverisjen e vendit.

Ajo ka thënë në emisionin “Frontal”, në televizionin T7, se këto dy parti, e në veçanti Vetëvendosje e Albin Kurtit, pjesë e së cilës ishte vetë vite më parë, kanë mashtruar qytetarët me premtimet për ndryshim të madh.

Lexo Edhe:

‘’Po shihet sa po zgjasin negociatat, nuk janë për programin, por për pozitat. Duke iu premtuar ndryshim edhe i votuan qytetarët, por dolën mashtrues të popullit’’, ka deklaruar Kadaj-Bujupi.

Ajo ka thënë se si parti janë të interesuar në formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja.