string(135) "ismet-kryeziu-qytetaret-kerkojne-qeverisje-gjitheperfshirese-skane-qene-te-gatshem-ti-japin-besimin-nje-partie-per-te-qeverisur-e-vetme"

Ismet Kryeziu: Qytetarët kërkojnë qeverisje gjithëpërfshirëse, s’kanë qenë të gatshëm t’i japin besimin një partie për të qeverisur e vetme

Lajme

Gazeta Express

01/04/2025 19:44

Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka thënë se nga zgjedhjet e 9 shkurtit, qytetarët kanë kuptuar tri gjëra themelore.

Një ndër to, sipas Kryeziut është se qytetarët ‘ kërkojnë një qeverisje gjithëpërfshirëse dhe nuk kanë qenë të gatshëm t’i japin besimin e plotë një subjekti politik për të qeverisur i vetëm.

Lexo Edhe:

“Së pari, iniciativat ose partitë me retorikë të ngjyrosur nga islami politik, si dhe diskursi dhe retorika mbi ‘tradhtinë kombëtare’ apo ‘shitjen e vendit’, janë tejkaluar dhe kanë ndikim minimal ose të papërfillshëm në orientimin e votuesve”, tha ai.