Istogu nënshkruan me Davante Cooper - Gazeta Express
string(35) "istogu-nenshkruan-me-davante-cooper"

Sport

Gazeta Express

31/10/2023 22:29

Istogu nënshkruan me Davante Cooper

Sport

Gazeta Express

31/10/2023 22:29

Davante Cooper është përforcimi i radhës i huaj i Istogut.

Klubi istogas ka bërë të ditur se ka shtuar në radhët e veta basketbollistin amerikan, shkruan Gazeta Express.

KB Istogu, përmes faqes zyrtare të klubit, vetëm zyrtarizoi transferimin e tij, duke mos bërë të ditura detaje apo informata rreth lojtarit.

Cooper luan në pozitën e qendrës dhe është i gjatë 208 centimetra.

Ai në sezonin e kaluar ishte pjesë e skuadrës nga Azerbajxhani, Olimpic Sheki.

Në sezonin 2021/22, 28-vjeçari ishte pjesë e Vllaznisë së Shkodrës.

Davante Cooper karrierë ka bërë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Argjentinë, Kolumbi, Bosnjë-Hercegovinë, Malajzi e Uruguai. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement