Istogu ka njoftuar për ndryshimet e bëra në skuadër pas rezultateve të dobëta në sezonin e parë në Superligën e Kosovës.
Klubi dukagjinas konfirmoi se ka liruar nga skuadra tre lojtarët e huaj; Devante Coopr, Kahlon Whitley dhe Mathew Lang, shkruan Gazeta Express.
KB Istogu bëri të ditur se ka arritur marrëveshje me dy lojtarë të huaj, teksa në janar do të synojnë përforcimin me basketbollistë vendorë.
Daquan Brooks është zyrtarizuar tashmë, teksa përforcimi i dytë i huaj pritet të zbulohet ditëve në vazhdim.
Synimi i Istogut mbetet mbijetesa në Superligë. /Gazeta Express/