Italia me fat në Europian, goli në minutën e 98-të e shpëtoi nga eleminimi - Gazeta Express
string(73) "italia-me-fat-ne-europian-goli-ne-minuten-e-98-te-e-shpetoi-nga-eleminimi"

Italia me fat në Europian, goli në minutën e 98-të e shpëtoi nga eleminimi

Sport

Gazeta Express

27/06/2024 14:25

Italia mund të quhet me fat në këtë Europian.

“Azzurët” e mbyllën si të dytët në grupin B me 4 pikë, falë fitores me Shqipërinë dhe barazimit ndaj Kroacisë.

Lexo Edhe:

Këto të fundit nuk ia dolën të kualifikoheshin ndër vendet e treta më të mira.

E njëjta gjë do të kishte ndodhur dhe me Italinë, nëse “azzurët” do e mbyllnin në vendin e tretë.

Kështu në rast se ndeshja e fundit do të ishte humbur, kroatët do të kishin avancuar më tej për shkak të avantazhit në përballjet direkte.

Në anën tjetër Italisë nuk do i mjaftonte vendi i tretë me 3 pikë, pasi do kishte golavarazh negativ -1.

Sllovenia është e katërta dhe e fundit që siguroi kalimin më tej përmes vendeve të treta, duke numëruar 3 pikë por me golavarazh 0.

Kështu, Italia duhet t’i falet Zaccagni që me golin në minutën e 98-të siguroi kualifikimin./GazetaExpress/