Italia do të fillojë dhe përfundojë rrugëtimin e saj kualifikues për Kupën e Botës 2026 kundër Norvegjisë. Ja kur do të zhvillohen tetë ndeshjet kualifikuese të Azzurrëve.
Italia është vendosur në Grupin I, pasi humbi ndaj Gjermanisë në çerekfinalet e Nations League.
Azzurrët pësuan një humbje 2-1 në San Siro dhe barazuan 3-3 në ndeshjen e kthimit në Gjermani, pasi rikuperuan tre gola disavantazh. Kjo nuk ishte e mjaftueshme për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Nations League, kështu që Italia do të nisë rrugëtimin e saj kualifikues për Kupën e Botës gjatë pushimit të ardhshëm ndërkombëtar në qershor.
Italia do ta nisë dhe do ta përfundojë këtë rrugëtim ndaj Norvegjisë. Skuadra e Luciano Spallettit do të përballet me kombëtaren e Erling Haaland më 6 qershor në Oslo, ndërsa ndeshjen e fundit të grupit do ta zhvillojë më 16 nëntor në shtëpi ndaj të njëjtit kundërshtar.
Vetëm fituesi i grupit do të kualifikohet direkt, ndërsa skuadra e renditur në vendin e dytë do të hyjë në fazën e “playoff”-eve, që do të fillojë në mars 2026.
Përveç Norvegjisë, Italia do të ketë përballje edhe me Moldavinë, Estoninë dhe Izraelin në Grupin I. FIGC do të konfirmojë më vonë stadiumet ku do të zhvillohen ndeshjet e saj si vendase. /GazetaExpress/
Kalendarin i ndeshjeve të Italisë në kualifikueset e Kupës së Botës 2026:
E premte, 6 Qershor (20:45)
Norvegji vs. Itali
E hënë, 9 Qershor (20:45)
Itali vs. Moldavi
E premte, 5 Shtator (20:45)
Itali vs. Estoni
E hënë, 8 Shtator (20:45)
Izrael vs. Itali
E shtunë, 11 Tetor (20:45)
Estoni vs. Itali
E martë, 14 Tetor (20:45)
Itali vs. Izrael
E enjte, 13 Nëntor (20:45)
Moldavi vs. Itali
E diel, 16 Nëntor (20:45)
Itali vs. Norvegji