Italia shënon në frymën e fundit, kalon tutje si e dyta në grup - Gazeta Express
string(62) "italia-shenon-ne-frymen-e-fundit-kalon-tutje-si-e-dyta-ne-grup"

Sport

Gazeta Express

24/06/2024 23:03

Italia shënon në frymën e fundit, kalon tutje si e dyta në grup

Sport

Gazeta Express

24/06/2024 23:03

Kur gjithçka po shkonte drejt fundit, dhe Kroacia po përgatitej për festë, në skenë doli Zaccagni.

Ky i fundit ia mohoi fitoren me një gol në minutën e 98-të të ndeshjes, duke shënuar për rezultatin përfundimtar prej 1-1.

Kroacia ishte më e mirë deri të shënimi i golit në minutën e 56-të nga Modric, i cili pasi huqi penalltinë, u gjet mirë në zonë për të shënuar nga afër.

Pas këtij barazimi, tashmë Kroacia kalon në vendin e tretë me 2 pikë, dhe me shumë pak gjasa për të kaluar tutje.

Ndërkohë, Italia e kalon grupin si e dyta, me 4 pikë të mbledhura në 3 ndeshje./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement