string(110) "izet-mexhiti-kisha-oferte-per-ta-ndare-vlen-in-me-thane-hajde-ne-bdi-ahmeti-do-te-pensionohet-e-marrim-partine"

Maqedoni

Gazeta Express

26/04/2025 10:57

Izet Mexhiti: Kisha ofertë për ta ndarë VLEN-in, më thanë hajde në BDI, Ahmeti do të pensionohet e marrim partinë

Maqedoni

Gazeta Express

26/04/2025 10:57

Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti, në Top Tema në TV Telma bëri të ditur se ka pasur ofertë për ta ndarë VLEN-in, transmeton TV21. Mexhiti tha se i kanë ofruar të kthehet në BDI, dhe ta marrin partinë dhe ta reformojnë. Siç bëri të ditur Mexhiti, nuk e ka pranuar ofertën, pasi që siç shtoi ka pranuar të jetë pjesë e ndryshimit në koalicionin VLEN.

“Ka tentime dhe kishte tentime për ndarje të VLEN-it. Ofertën e parë e kisha unë, nga ndërmjetësues, më thanë hajde në BDI, tash nuk është Artani, do të pastrohet edhe më tej partia, Ahmeti do të pensionohet, e marrim partinë dhe e reformojmë. Pro unë nuk pranova, se kam pranuar të jem pjesë e ndryshimit në VLEN. Siduket Taravari ka pranuar ndonjë ofertë”, deklaroi Izet Mexhiti – kryetar i Lëvizjes Demokratike, pjesë e koalicionit VLEN.

Lexo Edhe: