Kënga e Jakup Ferrit tashmë është sjell disa herë në versione të ndryshme në skenë, që nga versionet folklorike deri të ato të muzikës rok
Derisa në versionin e fundit, pra rok – këngën “Jakup Ferri” e kemi dëgjuar nga rok grupe me solistë meshkuj, kësaj radhe kjo këngë na vjen nga një këngëtare femër
Është kjo këngëtarja Dafina Aliu që e sjell këtë këngë në versionin femër bashkë me një videoklip interesant që është realizuar buzë kalasë së Artanës.
Ky orkestrim i ri i këngës “Jakup Ferri” vjen nga Gent’s Studio derisa në kitarë është artisti i merituar Astrit Stafai, kurse teksti i këngës është i Marash Mëhillit kurse muzika është bërë nga Kole Susaj. /GazetaExpress/