“Jam krenar për vetën time”!
Kështu e ka përshkruar veten Jessica Simpson pasi që është paraqitur “super e lumtur” në bikine pasi që hoqi më shumë se 45 kg nga pesha e saj për herë të tretë.
Ajo tha në fillim të këtij muaji që ajo i kishte fituar dhe humbur 45 kg tri herë në jetën e saj.
Jessica Simpson tha se ndihet e “emocionuar” pasi që ajo e kuptoj se është dobësuar mjaftueshëm për të veshur bikine gjatë një bashkëbisedimi me “The Real” të hënën, më 18 prill.
Këngëtarja 41 vjeçare ka shpërndarë se sa e lumtur është ajo me veten e saj për këtë arritje, teksa ajo nuk e dinte se a do të mund të vishte bikine, pavarësisht peshës së humbur. /GazetaExpress/







