Karim Benzema nuk e ka pritur aspak mirë zëvendësimin.
Sulmuesi i Real Madridit u largua nga fusha e blerë 20 minuta pa përfunduar ndeshja e kthimit çerekfinale e Ligës së Kampionëve kundër Chelseat, në një takim ku nuk shkëlqeu.
Në momentin kur u thirr për të përfunduar në bankinë pas vendimit të trajnerit Carlo Ancelotti, i cili me këtë rast e futi në lojë Tchouamenin, sulmuesi francez u revoltua me trajnerin e tij duke i thënë: ‘Jam mirë!’”, njofton “El Chiringuito”, pëcjell “Gazeta Express”.
Fituesi i fundit i Topit të Artë është njëri prej lojtarëve kryesorë të “Los Blancos” dhe ishte i vendosur për të luajtur më shumë dhe për të shënuar gol në “Stamford Bridge”.
Sidoqoftë, Reali fitoi me rezultat 2:0 në Londër dhe me të njëjtin rezultat kishte triumfuar edhe në “Santiago Bernabeu” për ta prerë biletën për në gjysmëfinale të Championsit. /Gazeta Express/