string(83) "jam-perpjekur-egli-flet-per-here-te-pare-pas-bbva-jep-detaje-per-lidhjen-me-gjestin"

‘‘Jam përpjekur’’, Egli flet për herë të parë pas BBVA – jep detaje për lidhjen me Gjestin

Rozë

Gazeta Express

26/04/2025 21:58

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Egli Tako ka ndarë me publikun disa detaje për jetën e saj jashtë shtëpisë. Në ‘Post Big Brother’, Egli tregoi se po fokusohet tek vetja dhe familja.

“Jam mirë, jam përpjekur të marr kohë me veten time, të shoh familjen” , tha ajo, duke nënvizuar rëndësinë që ka për të kjo periudhë reflektimi.

Në lidhje me raportin me Gjestin, ajo u shpreh optimiste:

“Pjesa me Gjestin duket shumë ok deri tani, kemi komunikuar, kemi ndenjur bashkë, te shohim si do vijojë më pas, deri tani mirë,” konfirmoi Egli, duke i qetësuar fansat e çiftit për vazhdimësinë e marrëdhënies së tyre jashtë shtëpisë.