string(120) "jane-bere-kaq-komandanta-uck-kishte-vec-azem-sylen-komandant-kush-ishin-udheheqesit-e-uck-se-sipas-gjeneral-kudusi-lames"

“Janë bërë kaq KOMANDANTA – UÇK kishte veç Azem Sylen komandant”, Kush ishin udhëheqësit e UÇK-së sipas gjeneral Kudusi Lames?

Lajme

Gazeta Express

24/04/2025 21:49

Gjenerali i Ushtrisë Shqiptare, Kudusi Lama, që ka pasur ndikim të madh në luftën e UÇK-së është i ftuar në “Presisng” të T7, të enjten.

Ai ka thënë se Komandant i Përgjithshëm deri në Rambujë ka qenë Azem Syla.

Lexo Edhe:

Ndërkaq Xhavit Haliti udheheqës politik i UÇK-së, e Hashim Thaçi mori rol të lartë si kryesues i delegacionit të Rambujesë.

“Thonë gazetarët kam këtu komandantin fian fistekun, janë bërë kaq komandante dhe ju po i fryeni më shumë. Të vërtetë dihen kush janë, mund të jenë të gjithë të vërtetë, por janë të vërtetë për funksionet që kanë bërë”.

“UÇK-ja ka pasur një komandant të përgjithshëm që ka qenë Azem Syla, kaq, gjithë kohën ka qenë komandant deri në Rambuje”.

“Komadanti i Përgjithshëm deri në Rambuje ka qenë Azem Syla, e kanë vënë nuk e ka vënë veten. Udhëheqës politik i UÇK-së ka qenë Xhavit Haliti, e kanë vënë. Rambuje u bë Sylejman Selimi, u bë Hashim Thaçi udheheqës i delegacionit më i madhi prej të gjithëe”, ka thënë ai. /Gazeta Express