Raporti mes Rozanës dhe Laertit ka ngritur shpesh dyshime te banorët e tjerë, me Gertën që i akuzon ata si një banor i vetëm.
Gjatë Prime-t të së martës, ajo debatoi me të dy banorët, duke u përcjellë kështu:
Gerta: Janë një lojtar i vetëm siç e kanë thënë. Janë po ata që kanë hyrë ditën e parë, që e lëshojnë njëri-tjetrin kur bëhet e vështirë dhe e ngrenë kur duhet. Loja e tyre është shumë e qartë. Rozana tani është bërë më e tërhequr, ndërsa Laerti është banori që jep më shumë mend për atë se çfarë bëjnë banorët e tjerë.
Rozana: Në çfarë jam bërë më e tërhequr?
Gerta: Në raport me Laertin.
Rozana: Unë nuk mund të sulmoj njerëzit kot pa më sulmuar. Nuk jam si ty që u hidhesh njerëzve pa të bërë gjë.
Gerta: Ju jeni një lojtar i vetëm. Qëndroni në shtëpi me të njëjtët banorë. Unë kam përballë dy persona që luajnë si një banorë i vetëm në shtëpi. Kam kuptuar që Laerti nuk luan dot vetëm në shtëpi, nuk bën dot pa Rozanën. Ata të dy kanë nevojë për njëri-tjetrin.
Laerti: Ti ke nevojë për Rozanën.
Rozna: Laerti ka ndenjur më shumë me ty se sa me mua.
Laerti: Për mua miqësia është e tillë, është ajo miqësi që dhe pasi zihesh me tjetrin, e kam thënë në prime-n e parë, dhe kam thënë që miqësia është ajo që përplaset me dallgë dhe triumfon. Nëse nuk ia del, nuk është miqësi.
Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...