Janjiq: Ndikimi i Rusisë në Ballkan përmes Serbisë po rrit tensionet - edhe Kosova përmendet si pjesë e rrezikut - Gazeta Express
string(109) "janjiq-ndikimi-i-rusise-ne-ballkan-permes-serbise-po-rrit-tensionet-edhe-kosova-permendet-si-pjese-e-rrezikut"

Lajme

Gazeta Express

30/03/2026 7:40

Janjiq: Ndikimi i Rusisë në Ballkan përmes Serbisë po rrit tensionet – edhe Kosova përmendet si pjesë e rrezikut

Lajme

Gazeta Express

30/03/2026 7:40

Analisti politik serb, Dushan Janjiq në një intervistë për Pobjeda, vlerëson se Beogradi do të mbetet për një kohë të gjatë qendër kryesore e ndikimit rus në rajon.

Sipas tij, ndikimi rus shtrihet në shumë sektorë në Serbi, përfshirë teknologjinë informative, shëndetësinë, energjinë, ekonominë, mediat, Kisha Ortodokse Serbe, si dhe në polici dhe struktura kriminale.

Ai thekson se ky ndikim është ndërtuar ndër dekada dhe është intensifikuar që nga viti 1999.

Sipas Janjiq, Rusia ka ndërtuar rrjete ndikimi dhe ka nxitur tensione politike dhe identitare, veçanërisht në Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, për të penguar integrimet euroatlantike.

Në Mal të Zi, sipas tij, është krijuar një krizë identiteti dhe ndarje që shfrytëzohen për destabilizim.

Ai përmend edhe ndikimin në lëvizjet studentore në Serbi, duke marrë si shembull tubimin për Vidovdanin vitin e kaluar, për të cilin pohon se ishte i përshtatur në favor të interesave ruse për shkak të trajtimit të çështjes së Kosovës.

“Rusia fillimisht ka ndërtuar ndikim përmes organizatave humanitare dhe fetare, për ta zgjeruar më pas në gjithë shoqërinë dhe proceset politike në rajon”, tha ai

Ai kritikon edhe rolin e BIA, duke thënë se është përqendruar te kundërshtarët politikë në vend që të luftojë ndikimet e huaja.

Sipas tij, në vitin 2021 është krijuar një strukturë e përbashkët me FSB për të luftuar të ashtuquajturat “revolucione me ngjyra”.

“Një dimension tjetër i rëndësishëm është kontrolli i informacionit dhe teknologjisë, ku Rusia ka rritur ndikimin në sektorin IT dhe inteligjencën artificiale në Serbi, sidomos pas luftës në Ukrainë”, tha Janjiq.

Ndikimi më i madh, sipas tij, mbetet në sektorin energjetik përmes kompanive si Gazprom, që kanë rol kyç në ekonominë serbe.

Ai paralajmëron se edhe në rast të tërheqjes nga disa investime, Rusia do të përpiqet të ruajë kontrollin në sektorë strategjikë si energjia bërthamore.

Ndërkohë, bashkëpunimi mes Serbisë dhe Rusisë vazhdon përmes takimeve të nivelit të lartë dhe projekteve të përbashkëta, duke mbetur një faktor me ndikim të drejtpërdrejtë në stabilitetin e rajonit, përfshirë edhe Kosovën.

Advertisement
Advertisement
Advertisement