Sot në Deçan do të mbahet ceremonia e pranim-dorëzimit të grantit ndërmjet Ambasadës Japoneze në Kosovë dhe Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Komunën e Deçanit.
Vlera totale e projektit është dyzet mijë e dyqind e gjashtëdhjetë e gjashtë euro (40,266 euro).
“Projekti për Përmirësimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare ‘Adem Ukehaxhaj’ në Komunën e Deçanit përmes Sigurimit të Pajisjeve Mjekësore” synon përmirësimin e shërbimeve mjekësore dhe dentare të ofruara nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Komunën e Deçanit përmes sigurimit të një pajisjeje me ultratinguj, një karrigeje gjinekologjike dhe një autoklave”, njofton Ambasada Japoneze në Kosovë.