string(70) "javen-e-kaluar-ne-rajonin-e-ferizajt-u-raportuar-11-raste-te-vjedhjeve"

Lajme

Gazeta Express

01/04/2025 14:18

Javën e kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 11 raste të vjedhjeve

Lajme

Gazeta Express

01/04/2025 14:18

Policia në Ferizaj ka njoftuar se gjatë javës së kaluar janë raportuar 11 raste të vjedhjeve, prej tyre 8 në Ferizaj, 2 në Shtime dhe 1 në Kaçanik.

Po ashtu janë raportuar 4 raste të dhunës në familje.

Lexo Edhe:

“Në rajonin e Ferizajt janë raportuar 4 raste të dhunës në familje, të cilat kanë ndodhur në Ferizaj.”

Policia njofton se kanë arrestuar 15 persona të kërkuar me urdhëresa nga gjykatat kompetente për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse.

“Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë  për parandalimin dhe luftimin e krimit. Ju mund të raportoni rastet kriminale në këto mënyra:

– Drejtpërdrejt në stacionin më të afërt të policisë

– Përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”

– Në numrat kujdestarë: 192, 0290/326-250, 0290/322-406

Konfidencialiteti i të dhënave tuaja do të ruhet plotësisht.”