Policia në rajonin e Ferizajt ka njoftuar se gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 109 gjoba dhe ka hequr 3 patentë shoferë.
Po ashtu janë regjistruar 36 aksidente trafiku, me 28 të lënduar.
Komunikata e plotë:
Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.
Gjatë javës së kaluar, nga data 31.03-06.04.2025, janë shqiptuar 1,109 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 3 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.
Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 36 aksidente, nga të cilat:
– 15 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 28 persona
– 21 aksidente me dëme materiale
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut.
Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje në trafik përmes:
-Stacionit më të afërt policor
– Aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”
– Numrave të urgjencës: 192, 0290/326-250 & 0290/322-406
Të dhënat e raportuara do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.