string(72) "javen-e-kaluar-policia-ne-rajonin-e-prishtines-sekuestroi-17-arme-zjarri"

Javën e kaluar Policia në rajonin e Prishtinës sekuestroi 17 armë zjarri

Lajme

Gazeta Express

01/04/2025 10:37

Policia Rajonale e Prishtinës ka njoftuar se javën e kaluar kanë realizuar 264 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 99 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca e verifikime.

“Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore,  personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.”

Lexo Edhe:

Po ashtu janë sekuestruar 17 armë zjarri dhe municione të llojeve e kalibrave të ndryshëm.

“Kësisoj në harkun e njëjtë kohor janë sekuestruar 17 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.”

Në periudhën e njëjtë kohore janë shqiptuar 4 mijë e 24 gjoba.

“Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 4024 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor, prej tyre 704 të evidentuara nga vetura intelegjente dhe vetura me  radar mobil.”