Jayveous Mckinnis, me dyshifror të dyfishtë shpallet MVP i javës - Gazeta Express
string(63) "jayveous-mckinnis-me-dyshifror-te-dyfishte-shpallet-mvp-i-javes"

Basketboll

Gazeta Express

13/01/2025 15:26

Jayveous Mckinnis, me dyshifror të dyfishtë shpallet MVP i javës

Basketboll

Gazeta Express

13/01/2025 15:26

Stinori pranveror në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll po dhuron ndeshje mjaft interesante dhe dramatike.

Basketbollisti me indeksin më të lartë në këtë xhiro është Jayveous Mckinnis i Bashkimit.

Ai ndaj Vëllaznimit e mbylli ndeshjen me 24 pikë dhe 20 kërcime, duke dominuar në parket, në sfidën e zhvilluar në Prizren.

Ai kishte edhe një top të vjedhur dhe një bllokadë, duke pasur indeksin 35 apo më të lartin në këtë xhiro dhe shpallet MVP i kësaj jave.

Trepça shënoi fitore bindëse ndaj Golden Eagle Yllit, ku më i miri te mitrovicasit ishte organizatori Malik Johnson.

Ai ndaj therandasve kishte 29 pikë, shtatë kërcime e tetë asistime.

Sigal Prishtina fitoi derbin e kryeqytetit ndaj Borës, në një përballje dramatike.

Te bardhekaltrit më të mirët ishin Ricky Tarrant me 25 pikë, tri kërcime e pesë asistime dhe Rashid Mahalbashiq me 22 pikë, shtatë kërcime dhe një asistim.

Peja shënoi fitore të rëndësishme ndaj Proton Cable Prizrenit, ku më i miri ishte braziliani Tulio Da Silva me 20 pikë dhe pesë kërcime.

MVP

Jayveous Mckinnis (Bashkimi) 24 pikë, 20 kërcime / asistime, 35 indeksi

Top 5

Jayveous Mckinnis (Bashkimi) 24 pikë, 20 kërcime / asistime, 35 indeksi

Malik Johnson (Trepça) 29 pikë, 7 kërcime, 8 asistime, 33 indeksi

Ricky Tarrant (Sigal Prishtina) 25 pikë, 3 kërcime, 5 asistime, 24 indeksi

Rashid Mahalbashiq (Sigal Prishtina) 22 pikë, 7 kërcime, 1 asistim, 23 indeksi

Tulio Da Silva (Peja) 20 pikë, 5 kërcime / asistime, 19 indeksi

Advertisement
Advertisement
Advertisement