Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, JD Vance ka hedhur kritika të shumta në drejtim të Danimarkës lidhur me Grenlandën gjatë vizitës që ai po e zhvillon në këtë të fundit, shkruan Gazeta Express.
JD Vance ka thënë se Danimarka “nuk ka bërë një punë të mirë në mbajtjen e Grenlandës të sigurt”, duke e akuzuar atë për “investim të pamjaftueshëm në popullin e Grenlandës dhe në arkitekturën e sigurisë” të ishullit, raporton The Guardian.
Ai këto komente i ka bërë në bazën ushtarake të Pituffik në Groenlandën veriperëndimore, ku ka zhvilluar vizitën e tij.
Aty, zëvendëspresidenti ka deklaruar po ashtu se “Danimarka nuk ka mbajtur ritmin në përkushtimin e burimeve të nevojshme për të mbajtur këtë bazë, për të mbajtur trupat tona dhe për mendimin tim, për të mbajtur të sigurt popullin e Grenlandës” nga Rusia, Kina dhe kombet e tjera me interes në këtë zonë”.
Po ashtu, ai ka akuzuar Danimarkën se “ua ka kaluar të gjitha” amerikanëve dhe duke shpresuar se ata do të marrin faturën për të, duke thënë se argumenti i SHBA ishte “me udhëheqjen e Grenlandës”, dhe duke shtuar se “kjo thjesht duhet të ndryshojë”.
Ai u ka bërë thirrje aleatëve që të “zgjohen nga një konsensus i dështuar 40-vjeçar që thoshte se ne mund të injoronim cenimin e vendeve të fuqishme ndërsa ato zgjerohen drejt ambicieve të tyre” dhe tha “ne nuk mund ta fusim kokën në dëborë”.
Vance dukej se mbështeti lëvizjen e pavarësisë në Grenlandë, duke thënë se pikëpamja e administratës ishte se Grenlandezët do të “zgjidhnin … të bëhen të pavarur nga Danimarka, dhe më pas ne do të kemi biseda nga aty”.
Por ai tha se Trump “nuk mendon se forca ushtarake do të jetë e nevojshme” për të parë përparimet që SHBA dëshiron.
Duke folur më gjerësisht për politikat e administratës Trump, duke përfshirë tarifat, ai tha se “ne kemi mbaruar duke qenë kuti kursimesh e gjithë botës “, ndërsa përsëriti sulmin e tij ndaj “miqve evropianë” për “neglizhimin e sigurisë ndërkombëtare për 40 vjet”. /GazetaExpress