BBC ka përmbledhur disa nga reagimet më të fundit nga kontinenti për dënimin e Marine Le Pen.
Politikani holandez i ekstremit të djathtë, Geert Wilders, u shpreh i tronditur, ndërsa premtoi mbështetjen e tij “100 për qind” dhe tha se Le Pen do ta fitojë apelin “dhe do të bëhet presidente e Francës”.
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, e mbështeti Le Pen në rrjetet sociale duke shkruar: “Je suis Marine!” – që do të thotë “Unë jam Marine!”.
Në Rusi, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, pretendoi se “gjithnjë e më shumë kryeqytete europiane po ecin në rrugën e shkeljes së normave demokratike”.
Zëvendëskryeministri italian, Matteo Salvini, tha: “Vendimi kundër Marine Le Pen është një deklaratë lufte nga Brukseli, në një kohë kur impulset luftënxitëse të Von der Leyen dhe Macron janë të frikshme. Nuk do të frikësohemi, nuk do të ndalemi: përpara me shpejtësi të plotë, mikja ime!”.