string(73) "jennifer-lopez-terbohet-me-fotot-e-ben-affleck-prane-ish-partneres-se-tij"

Jennifer Lopez “tërbohet” me fotot e Ben Affleck pranë ish-partneres së tij?

Yjet

Gazeta Express

07/03/2025 22:29

Një zemërim i madh është shkaktuar për Jennifer Loprez nga afrimiteti i tepërt i Ben Affleck me ishin e tij, Jennifer Garner, raporton një burim për “Page Six”.

Sipas tij, këngëtarja 55-vjeçare, teksa ka parë foto nga dalja e fundit e ish-bashkëshortit me aktoren, nuk është aspak e lumtur.

Lexo Edhe:

Ben Affleck  dhe Jennifer Garner  kanë kaluar shumë kohë së bashku, gjë që ka ngjallur tituj dhe spekulime për ndjenjat e aktorit për gruan e tij të parë. Siç raporton burimi, fotot e tyre miqësore e kanë bërë Lopez-in si “kripë në plagë”, pavarësisht se këngëtarja dhe Affleck kanë finalizuar divorcin vetëm pak javë më parë, më 20 shkurt.

Aktori dhe Garner  u divorcuan në vitin 2018, por ata ruajnë marrëdhënie të shkëlqyera si prindër të tre fëmijëve të tyre. Së fundmi, familja shijoi një shëtitje me paintball në Los Anxhelos, ku paparacët kapën Affleck dhe  Garner  duke qeshur dhe teksa dukeshin rehat me njëri-tjetrin. Gjithashtu, aktori është parë duke u përqafuar me ish-bashkëshorten.

Sipas të njëjtit burim, Lopez është “e zemëruar” dhe e gjithë situata është kthyer në një obsesion për të.

Megjithatë, një burim tjetër raporton se këngëtarja është plotësisht e fokusuar në filmin e saj të ri të Netflix, “Office Romance”.

“Unë dyshoj se ajo i ka parë edhe këto foto, pasi ajo është e zhytur në punë. Tani për tani, ajo është e fokusuar vetëm në jetën e saj, zhvillimin e saj personal dhe lumturinë e saj”, tha burimi në fjalë.