Joao Felix insiston: Atletico, klubi i duhur - Gazeta Express
string(42) "joao-felix-insiston-atletico-klubi-i-duhur"

Gazeta Express

19/04/2020 18:20

Joao Felix insiston: Atletico, klubi i duhur

Gazeta Express

19/04/2020 18:20

Pavarësisht vështirësive, Felix mendon se ka bërë zgjedhje të duhur duke u trasnferuar në Madrid

Joao Felix ka shpjeguar pse vendosi t’i bashkohet Atletico Madridit nga Benfica.

Ai tha se ndjeu se Atletico është klubi që do ta ndihmonte ta dërgojë lojën e tij në një tjetër nivel.

Megjithatë, nuk ka qenë kështu, të paktën jo sezonin e parë, ku ka bërë 28 paraqitje dhe ka shënuar vetëm 6 gola, statistika aspak të mirë për një 20 vjeçar që u ble për 127 milionë euro.

“Është ëndërr e çdo lojtari që të luajë për një ndër klubet më të mira në botë. Atletico është njëra prej tyre”, tha ai për Benfica TV.

“Disa klube më kërkonin, por zgjodha Atleticon sepse është klubi që më pëlqeu më së shumti dhe mendoj se do të më ndihmoj të rritem si lojtar. Po punojmë mirë së bashku dhe kjo është pozitive”. Joao Felix e pranon sezonin e parë jo të mirë, por premton më shumë në sezonin 2020/21. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement