Joe Biden kritikon vendimin e Gjykatës së Lartë për imunitetin presidencial - Gazeta Express
string(77) "joe-biden-kritikon-vendimin-e-gjykates-se-larte-per-imunitetin-presidencial-2"

Joe Biden kritikon vendimin e Gjykatës së Lartë për imunitetin presidencial

Lajme

Gazeta Express

02/07/2024 18:51

Presidenti Joe Biden e kritikoi ashpër vendimin e Gjykatës së Lartë, që u jep presidentëve imunitet të gjerë nga ndjekja penale për aktet zyrtare të ndërmarra gjatë kohës që janë në detyrë, një vendim që do të ndikojë mbi gjyqin kundër ish-presidentit Donald Trump nën akuzat për përpjekje për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020.

Presidenti Joe Biden tha se publiku amerikan kishte të drejtë të dinte rolin e ish-presidentit Donald Trump në sulmin kundër Kapitolit më 6 janar të vitit 2021, por shtoi se tani, pas vendimit të Gjykatës së Lartë që u jep imunitet të gjerë presidentëve nga ndjekja penale, kjo gjë është pothuajse e pamundur.

Lexo Edhe:

“Ky komb u themelua mbi parimin se nuk ka mbretër në Amerikë. Askush nuk është mbi ligjin, as Presidenti i Shteteve të Bashkuara”, tha zoti Biden. Me vendimin e Gjykatës së Lartë, tha ai “kjo ka ndryshuar rrënjësisht”.

Ai shtoi se “unë do të respektoj kufijtë e pushtetit presidencial, siç kam bërë për tre vjet e gjysmë, por çdo president, përfshirë Donald Trumpin, tani do të jetë i lirë të injorojë ligjin”.

Presidenti Joe Biden tha se publiku amerikan kishte të drejtë të dinte rolin e ish-presidentit Donald Trump në sulmin kundër Kapitolit më 6 janar të vitit 2021, por shtoi se tani, pas vendimit të Gjykatës së Lartë që u jep imunitet të gjerë presidentëve nga ndjekja penale, kjo gjë është pothuajse e pamundur.

“Afër katër vjet më parë, paraardhësi im dërgoi një turmë të dhunshme drejt Kapitolit për të penguar transferimin paqësor të pushtetit. Të gjithë e pamë me sytë tanë se çfarë ndodhi atë ditë. Sulmin ndaj policisë. Futjen në Kapitol. Tani, njeriu që dërgoi atë turmë në Kapitol po përballet me një dënim të mundshëm penal për atë që ndodhi atë ditë. Populli amerikan meriton të marrë një përgjigje nga gjykata para zgjedhjeve të ardhshme. Publiku ka të drejtë të dijë të vërtetën e asaj që ndodhi më 6 janar, para votimeve të këtij viti. Por, për shkak të këtij vendimi, kjo është shumë, shumë e pamundur. Është një veprim shumë i dëmshëm për njerëzit e këtij kombi”, tha Presidenti Biden.

Në një vendim historik 6-3, shumica konservatore e gjykatës, duke përfshirë tre anëtarë të emëruar nga ish-presidenti Trump, njeh imunitetin e ish presidentit Trump për disa prej veprimeve të tij dhe ia përcjell një gjykate të shkallës më të ulët përcaktimin e mënyrës se si do të zbatohet ky vendim. Zoti Trump ka mohuar të ketë kryer ndonjë shkelje.

Ish-presidenti Trump ka mohuar çdo akuzë që lidhet me rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, por ka pretenduar prej kohësh pa fakte se parregullsitë në votime dhe numërimin e votave i kushtuan atij humbjen e mandatit të dytë katërvjeçar në Shtëpinë e Bardhë.

Këto ishin deklaratat e para të Presidentit Biden në Shtëpinë e Bardhë pas debatit të parë presidencial me zotin Trump, ku paraqitja e tij, e cila u cilësua si e dobët, nxiti thirrjet që ai të tërhiqej nga gara./voa