Kryetari i Partisë Liberal Demokratike (LDP) Çedomir Jovanoviq pa e ditur fare që është në transmetim direkt në studion e TV Tanjug, deklaroi se gjatë protestës së 15 marsit, ishin 200 persona të armatosur të sjellë nga hendbollisti Vladimir Mandiq në Kuvendin e qytetit të Beogradit. Sipas tij, këta persona kanë qenë të veshur me uniformat e “Sigurimit Atlas”.
Jovanoviq në program ka prezantuar disa detaje rreth incidenteve në protestë dhe pas prezantimit të tij i ka pyetur prezantuesit në studio nëse emisioni ka nisur.
“Gjithë ditën isha lidhja mes njërit dhe tjetrit. Në fund përfundoi kështu që në 10 të mbrëmjes më thanë: Ti e pengove luftën civile”, pretendon ai.
Jovanoviq më pas ka saktësuar se tre incidente kanë ndodhur në të njëjtin moment, nga të cilët i pari ishte sulmi në ‘Brigadën Intervenuese’ në rrugën Dragoslav Jovanovica, kur shishet dhe gurët filluan të fluturonin.
“Ata kanë kërkuar të ndërhyjnë, por u ndaluan. Përndryshe kanë dashur të provokojnë brigadën që të reagojë, të shkaktojë përplasje”, tha Jovanoviq.
Sipas tij, ngjarja e dytë paralele është në rrugën Resavska, ku një grup prej 40 prej tyre kanë dalë me vrap.
“Ata goditën studentët, gjashtë prej tyre u arrestuan. Bashkë me ato dy ngjarje të sinkronizuara plotësisht, keni zërin që u luajt dhe kaosin që u krijua”, thotë Jovanoviq duke aluduar në përdorimin e topit zanor në protestën e 15 marsit në Beograd.
Pas këtij prezantimi, ai i ka pyetur prezantuesit nëse emisioni ka nisur apo jo, duke lënë të kuptohet se ai vet nuk e dinte se tashmë ishte futur në transmetim.
Kvalitetno i duboko ukopavanje Neandreja i Koferka od strane Čede Jovanovića i to uživo(nije znao da je u lajvu).
— Шумадинац (@KorektnoUvek) April 6, 2025
Zvučni top, batinaši, policija…..
Zagorka? pic.twitter.com/jaOPPzFk4o