Jugones: La Liga rinis në javën e parë të qershorit - Gazeta Express
string(50) "jugones-la-liga-rinis-ne-javen-e-pare-te-qershorit"

Gazeta Express

20/04/2020 18:12

Jugones: La Liga rinis në javën e parë të qershorit

Gazeta Express

20/04/2020 18:12

9 ose 10 maji do të jetë dita kur ekipet spanjolle do të rikthehen në stërvitje.

Lajmi është bërë i ditur nga ‘El Chiringuito de Jugones’.

Sipas Josep Pedrerol, La Liga planifikon të rinisë me 6 e 7 qershor, çka do të thotë se ekipet kanë kohë pothuajse një muaj për t’u përgatitur për pjesën e mbetur të sezonit.

Si në Spanjë, ashtu edhe çdo vend tjetër në botë, gjithçka është ndalur, për shkak të pandemisë.

Mirëpo, rikthimi nuk duket tashmë i largët, edhe Italia dhe Anglia planifikojnë të rinisin sezonin në qershor.

Kurse Ligue 1 dhe Bundesliga, natyrisht se gjithashtu mund të rinisin në qershor, por deri më tani nuk ka data të sakta apo të paktën supozime nga mediat gjermane. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement