Jupa: Motivi është maksimal, presim përkrahjen e tifozëve - Gazeta Express
string(55) "jupa-motivi-eshte-maksimal-presim-perkrahjen-e-tifozeve"

Sport

Gazeta Express

06/03/2023 17:23

Jupa: Motivi është maksimal, presim përkrahjen e tifozëve

Sport

Gazeta Express

06/03/2023 17:23

Pivoti Kastriot Jupa ka treguar që atmosfera në Kombëtaren e Kosovës është shumë e mirë.

Kosova po vazhdon përgatitjet për ndeshjen me Bosnjë-Hercegovinën, që zhvillohet të mërkurën prej orës 20:15.

Sipas Jupës, motivi te lojtarët është shumë i madh.

“Jemi të motivuar dhe shumë të uritur për sukses. E dimë që përballë kemi një Kombëtare cilësore, por edhe ne kemi cilësi e tashmë edhe përvojë. Përkushtimi është maksimal, ndërsa synimi dihet – fitorja”, tha ai për faqen zyrtare të FHK-së.

Presim që të ketë numër të konsiderueshëm shikuesish dhe që përkrahja nga tribunat të jetë e madhe. Premtojmë që përkrahjen do ta shpërblejmë me angazhim maksimal dhe lojë të mirë”, ka theksuar Jupa, njëri prej lojtarëve me përvojën më të madhe në Kombëtaren tonë.

Ndeshja Kosova – Bosnja luhet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement