Juventusi është duke u interesuar për sulmuesin e Napolit, Arkadiusz Milik, në rast se dështojnë objektivat e para, Mauro Icardi dhe Gabriel Jesus.
Sipas Tuttosport, Milik mund t’i hyjë shumë në punë Juves, derisa trajneri, Maurizio Sarri, e njeh shumë mirë lojtarin që dëshiron të ndërrojë skuadër.
Ai ka kontratë me Napolin deri më 2021 dhe për të mos e humbur falas, klubi do të tentojë ta shesë gjatë verës.
26 vjecari iu bashkua Napolit në vitin 2016 për 35 milionë euro, ai erdhi si zëvendësues për Gonzalo Higuain.
Milik ka shënuar 12 gola në vetëm 17 paraqitje si titullar për Napolin këtë sezon dhe përveç Juves, janë duke u interesuar edhe Atletico Madrid, Milan dhe Schalke. /Gazeta Express/
Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...