Futbollisti brazilian nuk e ka vazhduar ende kontratën me Chelsean, do të jetë i lirë gjatë verës që vjen
Juventusi nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Williani, shkruan Gazeta Express.
Futbollisti brazilian do të bëhet lojtar i lirë gjatë verës që vjen pasi po e kalon vitin e fundit të kontratës me Chelsean.
Dhe, mediumi italian “Tuttosport” shkruan se “Bianconeri” do të provojnë ta angazhojnë lojtarin kur të jetë pa kontratë.
Gjithashtu, interesim për futbollistin ofanziv kanë shfaqur edhe klubet angleze, Arsenal dhe Tottenham.
Willian po e kërkon një kontratë trevjeçare në “Stamford Bridge”, por fituesi i fundit i Europa Leagues ofron kontratë vetëm për dy vjet. /Gazeta Express/