Juve e monitoron situatën e Harry Kane - Gazeta Express
string(38) "juve-e-monitoron-situaten-e-harry-kane"

Gazeta Express

11/03/2020 16:40

Juve e monitoron situatën e Harry Kane

Gazeta Express

11/03/2020 16:40

“Bianconeri” mund t’ia mësyjnë sulmuesit anglez të Tottenhamit gjatë verës që vjen, ndërsa e kanë në opsion edhe Mauro Icardin e Interit

Juventusi është i interesuar për një sulmues të rrezikshëm për sezonin e ardhshëm, shkruan Gazeta Express.

“Bianconeri” e duan pasardhësin e Gonzalo Higuainit, i cili pritet të largohet nga Torino gjatë verës që vjen.

Dhe, mediat italiane shkruajnë se Bardhezinjtë ia kanë vënë syrin sulmuesit të Tottenhamit, Harry Kane.

Sipas mediumit “Tuttosport”, kampioni aktual italian e ka në opsion edhe Mauro Icardin e Interit, i cili është i huazuar në Paris Saint-Germain.

Por, nëse nuk arrin tek sulmuesi argjentinas, Juventusi do të mundohet ta sjell në Torino përfaqësuesin anglez, Kane. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement