Juve e refuzoi PSG-në për Dybalan - Gazeta Express
string(33) "juve-e-refuzoi-psg-ne-per-dybalan"

Gazeta Express

19/03/2020 14:00

Juve e refuzoi PSG-në për Dybalan

Gazeta Express

19/03/2020 14:00

“Bianconeri” janë të vendosur ta mbajnë sulmuesin argjentinas, i cili shfaqi formë solide këtë sezon deri tash

Juventusi është i vendosur për ta mbajtur Paulo Dybalan në ekip, shkruan Gazeta Express.

“Bianconeri” po planifikonin ta shisnin sulmuesin argjentinas gjatë verës së kaluar.

Por, paraqitjet e shkëlqyeshme të përfaqësuesit argjentinas këtë sezon në “Allianz Stadium” kanë bërë që Juve ta ndërrojë mendjen dhe të llogarisë në shërbimet e tij.

Për këtë, portali italian “Calciomercato” shkruan se “Bianconeri” para pak javësh e kanë refuzuar ofertën e Paris Saint-Germainit për ish-futbollistin e Palermos.

Kampioni francez dëshiron ta transferojë sulmuesin gjatë verës që vjen me paratë që do t’i fitojë nga shitja eventuale e Neymarit, i cili mund të përfundojë në Barcelonë.

Mirëpo, PSG-ja duhet të shikojë pista të tjera pasi Juventusi nuk e ka ndërmend ta shesë Dybalan. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement