Juve e sheh Hakimin si pasardhës të Dani Alvesit - Gazeta Express
string(48) "juve-e-sheh-hakimin-si-pasardhes-te-dani-alvesit"

Gazeta Express

31/03/2020 17:42

Juve e sheh Hakimin si pasardhës të Dani Alvesit

Gazeta Express

31/03/2020 17:42

“Bianconeri” e shohin mbrojtësin e djathtë maroken të Real Madridit, aktualisht i huazuar në Borussia Dortmund, si pasardhës ideal të Dani Alvesit

Juventusi ia ka vënë syrin mbrojtësit të Real Madridit, Achraf Hakimi.

Për këtë është i bindur portali italian “Calciomercato”, përcjell “Gazeta Express”.

“Bianconeri” e shohin 21 vjeçarin si pasardhës ideal të Dani Alvesit, pas largimit të së cilit në vitin 2017 kampioni italian nuk është rehatuar asnjëherë në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Interesim për Hakimin, i cili mund të luajë edhe në krahun e majtë dhe si mesfushor i krahut, ka shfaqur edhe Chelsea.

Aktualisht, përfaqësuesi maroken është i huazuar në Borussia Dortmund. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement