Juve nuk heq dorë nga Icardi - Gazeta Express
string(28) "juve-nuk-heq-dore-nga-icardi"

Gazeta Express

16/04/2020 16:40

Juve nuk heq dorë nga Icardi

Gazeta Express

16/04/2020 16:40

“Bianconeri” do ta rivalizojnë Milanin për transferimin e sulmuesit argjentinas të Interit

Juventusi nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Mauro Icardi, shkruan Gazeta Express.

Sulmuesi argjentinas është në kërkim të një klubi të ri pasi nuk po e gjen assesi rehatinë.

Ish-futbollisti i Sampdorias është huazuar këtë sezon në Paris Saint-Germain.

Por, ai pritet të rikthehet përkohësisht në Inter gjatë verës.

As “Nerazzurri” nuk e duan lojtarin më në ekip.

Prandaj, sulmuesi i rrezikshëm mund të përfundojë në një klub tjetër të Serie A.

Ditëve të fundit flitej për një interesim të Milanit për shërbimet e futbollistit.

Por, aty mbetet Juventusi, i cili e do Icardin qe një kohë.

Interi mund ta shesë përfaqësuesin argjentinas për 70 milionë euro. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement