Juventus hedh sytë nga Bernardo Silva - Gazeta Express
string(37) "juventus-hedh-syte-nga-bernardo-silva"

Sport

Gazeta Express

08/01/2026 17:18

Juventus hedh sytë nga Bernardo Silva

Sport

Gazeta Express

08/01/2026 17:18

Mesfushori i Manchester City, Bernardo Silva, raportohet se ka qenë në kontakt me gjigantët italianë të Juventusit në lidhje me një transferim të mundshëm në verë.

31-vjeçari ka kontratë me kampionët e Anglisë deri në fund të sezonit 2025/26 dhe tashmë mund të negociojë një parakontratë me klube jashtë Anglisë.

Sipas gazetarit italian Mirko Di Natale, Juventus ka bërë një qasje konkrete për portugezin, megjithatë Silva pritet të qëndrojë te City deri në fund të sezonit aktual. Mesfushori ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar mbi të ardhmen e tij dhe mund të refuzojë interesimin e “Zonjës së Vjetër”.

Bernardo Silva është një figurë legjendare te Manchester City që prej ardhjes nga Monaco në vitin 2017, duke fituar 6 tituj të Premier League dhe Ligën e Kampionëve nën drejtimin e Pep Guardiolës.

Ai është pranë shifrës së 450 ndeshjeve me City dhe gjithçka tregon se vera mund të shënojë fundin e aventurës së tij në “Etihad”. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement