Juventus një tjetër dhuratë për trajnerin Motta, bardhezinjtë përforcohen në sulm - Gazeta Express
string(80) "juventus-nje-tjeter-dhurate-per-trajnerin-motta-bardhezinjte-perforcohen-ne-sulm"

Sport

Gazeta Express

02/07/2024 14:55

Juventus një tjetër dhuratë për trajnerin Motta, bardhezinjtë përforcohen në sulm

Sport

Gazeta Express

02/07/2024 14:55

Jadon Sancho i konfirmon sërish Juventusit dëshirën për t’iu bashkuar në sezonin e ardhshëm.

Britaniku, pasi mbylli huazimin në Gjermani te Borussia Dortmund është kthyer te Manchester United, por nuk ka ndërmend të qëndrojë gjatë si pjesë e “Djajve të Kuq”.

Lexo Edhe:

Sulmuesi është në kërkim të një akomodimi të ri dhe Juventus duket se është destinacioni i preferuar.

Aktualisht, United nuk e lë të lirë pa një shifër që varion te 40 apo 50 milionë eurot, por drejtori Cristiano Giuntoli po punon për të gjetur formulën e duhur.

Sancho, ka edhe miratimin e trajnerit të ri të Juventus, Thiago Motta.

Ky i fundit do të aplikojë një skemë me tre lojtarë në sulm dhe një anësor si Sancho do t’i ishte i mirëpritur.

Një tjetër opsion për të mbyllur me sukses këtë trativë, është edhe shkëmbimi i Sancho me Chiesën, një alternativë që po studiohet nga drejtuesit e Manchester United.