Juventusi vazhdon përpjekjet për ta rikthyer Federico Chiesan nga Liverpool gjatë afatit të janarit. Sipas Fabrizio Romanos, “Zonja e Vjetër” ka qenë në kontakte me klubin anglez dhe me përfaqësuesit e lojtarit, duke marrë sinjale pozitive nga vetë Chiesa për një rikthim në Serie A.
Megjithatë, Liverpool nuk është i gatshëm ta lëshojë lehtë anësorin italian. “Reds” janë të hapur për një largim vetëm nëse oferta përfshin një transferim të përhershëm ose huazim me detyrim blerjeje, ndërsa Juventusi po kërkon një formulë më fleksibile.
Romano thekson se zhvillime konkrete priten javën e ardhshme, me Chiesan që mbetet objektivi kryesor i Juventusit për forcimin e repartit ofensiv. /GazetaExpress
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...