Juventusi ngjall huti, lejon lojtarët t’i shkelin rregullat e vetizolimit - Gazeta Express
string(71) "juventusi-ngjall-huti-lejon-lojtaret-ti-shkelin-rregullat-e-vetizolimit"

Gazeta Express

20/03/2020 8:27

Juventusi ngjall huti, lejon lojtarët t’i shkelin rregullat e vetizolimit

Gazeta Express

20/03/2020 8:27

Mediumet italiane e kanë kritikuar vendimin e Juventusit për t’i lejuar Gonzalo Higuainin, Miralem Pjanicin dhe Sami Khediran të largohen nga vendi vetëm një javë pasi e filluan vetizolimin nga frika për koronavirus.

Juventusit i kanë dalë dy futbollistë pozitivë në testin për virusin Covid-19, Daniele Rugani dhe Blaise Mautidi, kështu 121 anëtarët e klubit, përfshirë këtu stafin dhe presidentin Andrea Agnelli, janë vetizoluar, transmeton Gazeta Express.

Zakonisht, periudha e vetizolimit për ata që kanë qenë të ekspozuar ndaj personave që dolën pozitivë në këtë test është 15 ditë, siç u konfirmua nga Interi që e vendosi të gjithë skuadrën në karantinë pasi që për herë të fundit u përball me Juventusin.

Duke marrë parasysh që Higuaini, Pjanici dhe Khedira ishin në kontakt të afërt me Ruganin, i cili ishte në stol për ndeshjen kundër  Interit, një javë nuk vlerësohet e mjaftueshme për periudhën e vendosjes në karantinë.

Pasi së fundi dolën negativë në testin për Covid-19, që të tre kërkuan leje të largoheshin nga klubi dhe e patën këtë mundësi pasi ia treguan policisë italiane rezultatet e testeve. Megjithatë, mediumet italiane s’e kanë pëlqyer vendimin për t’i lejuar ata të tre jo vetëm të dalin nga shtëpitë e tyre, por edhe nga i gjithë vendi. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement