string(72) "ka-shtyre-te-moshuarin-mbi-shina-gjykohet-shqiptari-per-tentative-vrasje"

Lajme

Gazeta Express

31/03/2025 19:46

Ka shtyrë të moshuarin mbi shina: Gjykohet shqiptari për tentativë vrasje

Lajme

Gazeta Express

31/03/2025 19:46

Shqiptari 37-vjeçar, i cili akuzohet se ka shtyrë një të moshuar në binarët e metrosë, qëndron para Gjykatës së Landit të Berlinit me akuzën për tentativë vrasje.

Një qytetar i moshuar shtyhet në shina në një stacion metroje. Kalimtarët mundën të shpëtojnë personin e plagosur rëndë, i cili ka mbetur i paralizuar që nga krimi. Ishte një tentativë vrasje?

Lexo Edhe:

Pothuajse një vit më parë, shtetasi shqiptar ka sulmuar papritur nga prapa, sipas akuzës, një person 72-vjeçar në stacionin e metrosë Rosa-Luxemburg-Platz, transmeton albinfo.ch. I moshuari ka pësuar lëndime të rënda në zonën e kokës dhe qafës dhe më pas ka mbetur i paralizuar, sipas prokurorisë.

Avokati i shqiptarit njoftoi në fillim të gjykimit se klienti i tij do të komentonte në një datë të mëvonshme.
Zyra e prokurorit publik fillimisht kishte ngritur akuza për lëndim të rëndë trupor. Megjithatë, në vendimin e hapjes së procesit, gjykata vuri në dukje një dënim të mundshëm për tentativë vrasje, shkruan dpa.de.

I moshuari priste trenin e radhës më 20 prill 2024 rreth orës 20:20. kur ai është shtyrë papritur, sipas aktakuzës. Pamjet nga  kamerat e vëzhgimit dhe deklaratat e dëshmitarëve thuhet se vërtetojnë një sulm nga pas. Kalimtarët mundën ta tërhiqnin të moshuarin përsëri në platformë, përcjell albinfo.ch. Ai ka pësuar ndër të tjera edhe disa fraktura të vertebrave të qafës.

“Pensionisti shumë aktiv dhe i pasionuar për udhëtimet” i atëhershëm, që nga  goditja që pësoi  tashmë është i kufizuar në një karrige me rrota , tha avokati i tij. Aktualisht ai jeton në një institucion infermieror.

Për autorin e dyshuar, i cili vjen nga Shqipëria, kjo është akuza e dytë për sulm ndaj një kalimtari. Më 6 prill 2024, ai i ka dalë në rrugë një gruaje, e ka goditur me grushte dhe shkelma. Në atë kohë, i pandehuri ishte i dehur dhe i tha policisë për sulmin e tij të supozuar, ndër të tjera, se ai në këtë mënyrë “qe argëtuar”, është shprehur një polic, si dëshmitar i parë.

37-vjeçari, i cili tha se punonte si punëtor ndërtimi, u arrestua në Berlin-Neukölln në tetor. Që atëherë ai është në paraburgim.

Për procesin gjyqësor ndaj tij,  i cili ka filluar, është caktuar të zgjasë edhe katër ditë të tjera dhe të përfundojë deri më 12 maj.